Kurti flet për lejet që Sveçla ua ka dhënë deputetëve

Aktuale

Kurti flet për lejet që Sveçla ua ka dhënë deputetëve

Më: 14 prill 2020 Në ora: 11:43
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për lejet që ministri në detyrë i MPBAP-së, Xhelal Sveçla, ua ka dhënë deputetëve.

Gjatë ditës së djeshme me vendimin e ri të qeverisë në detyrë kufizohet lëvizja e lirë dhe në këtë mënyrë qytetarët kanë të drejtë vetëm 1 orë e gjysmë që të lëvizin brenda 24 orëve.

E pas këtij vendimi, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka lëshuar leje për lëvizje për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Një veprim i tillë i Sveçlës është kritikuar nga partitë e tjera.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se, deputetët po trajtohen njësoj si të gjithë qytetarët, pasi që vetëm me leje të veçantë deputetët mund të arrijnë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, seancë kjo e cila është iniciuar nga PDK-ja.

“E kam bindjen time të fuqishme që seancat e tilla nuk janë produktive, por edhe rrezikojnë shëndetin e deputete dhe administratës dhe është një mesazh jo i mirë për qytetarët. Dhe së fundmi janë edhe të kota sepse janë jashtë temës dhe rrjedhimisht për brengën e ngritur nuk do  të sjell në këtë kohë”, u shpreh Kurti.

Në anën tjetër ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se një leje e tillë ka qenë më se e nevojshme, pasi që edhe atë e kanë ndaluar Policia e Kosovës gjatë së hënës e kishte ndaluar teksa dilte nga Prishtina dhe nuk kishte një leje të tillë.

Sipas Bislimit, është hipokrizi që po akuzohet Sevçla për këtë vendim për deputetët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat