​Limaj tregon nëse do ta marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

​Limaj tregon nëse do ta marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës

Më: 15 prill 2020 Në ora: 22:33
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Famir Limaj ka folur rreth mundësisë që ai të marrë postin e kryeministrit.

Ai ka thënë se vendit i nevojitet një kryeministër me përvojë dhe i cili di të ruajë raportet me miqtë ndërkombëtarë.

Në një emision për televizionin publik, i pari i Nisma ka thënë se nuk është ai që cakton emra për këtë post.

“Na duhet një kryeministër me përvojë që e di vendin e punës dhe e di si funksionon sistemi shtetëror, që di të avancojë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë dhe që jep inpute të qarta ekonomike e sociale. Nuk jam unë për të caktuar emër”, është shprehur Limaj.

I pyetur nëse është i gatshëm ta merr postin e kryeministrit, i pari i Nisma ka mohuar një mundësi të tillë.

“Unë rri në peshën time politike që më ka dhënë populli. Nuk është ky pazar”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat