Çka do të ndodhte nëse Kurti s’do ta pranonte donacionin e Serbisë? Tregon Andi Bushati

Aktuale

Çka do të ndodhte nëse Kurti s’do ta pranonte donacionin e Serbisë? Tregon Andi Bushati

Nga: A.Zh Më: 19 prill 2020 Në ora: 16:02
Andi Bushati

Edhe gazetari shqiptar Andi Bushati, ka komentuar pas kritikave ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti, që ka pranuar donacionin me teste për Koronavirus nga Serbia.

Bushati ka thënë edhe po të mos i pranonte Qeveria Kurti ndihmat mjekësore nga Serbia, opozita do t’i thoshte se "nacionalistët e çmendur, po i lënë të vdesin njerëzit, për shfaqje patriotike", përcjell Bota sot.

“Sikur qeveria Kurti mos i kishte pranuar "ndihmat" mjekësore nga Serbia serish do t’i thonin: "shikojini nacionalistët e çmendur, janë gati ti lënë njerëzit të vdesin, vetëm për t’u shfaqur vete si patriotë"”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook.

Ndryshe, sot zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë deklaruar se ndihma serbe u pranua pasi kështu ka kërkuar Amerika./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat