Visar Ymeri i reagon Isa Mustafës: Çka është “heqja e reciprocitetit”?

Aktuale

Visar Ymeri i reagon Isa Mustafës: Çka është “heqja e reciprocitetit”?

Më: 20 prill 2020 Në ora: 16:39
Visar Ymeri

Visar Ymeri nga PSD’ja i ka reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafës që sot tha se nëse e krijojnë qeverinë e re do të heqin reciprocitetin.

Ymeri e ka pyetur Mustafën përmes një shkrimi në Twitter se cka sipas tij do të thotë heqja e reciprocitetit.

“Nuk po e kuptoj se çka do të thotë ‘të hiqet reciprociteti’?

Të anulohet vendimi “Që çertifikatat fitosanitare dhe ato veterinare të mallit të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”?

Pra, të urdhërohet mos zbatimi i Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi?”, ka shkruar Ymeri,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat