Sigurimet po vazhdojnë punën, shpresojnë në tejkalim të shpejtë të situatës

Aktuale

Sigurimet po vazhdojnë punën, shpresojnë në tejkalim të shpejtë të situatës

Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:14
Sami Mazreku

Pas shpalljes së pandemisë në Kosovë, qendrat e regjistrimit të autmjeteve janë mbyllur dhe Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës kanë marrë vendim që qytetarët të mund të lëvizin pa regjistrim por me sigurim.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku tha se kanë kërkuar nga MPB që të pezulloj një nen që ka të bëjë me pranimin e policave të shitura gjatë kohës së pandemisë. Do të thotë se qytetarët mund të lëvizin pa regjistrim por jo pa sigurim dhe se të gjitha këto sigurime që shiten gjatë kësaj kohe kurdo që fillon punën qendra e regjistrimit do të pranohen dhe nuk do të kenë nevojë të fillojnë procedurat nga fillimi apo t'i ndërrojnë ato. 

"Me datë 16 Mars 2020 kur është marrë vendimi i parë që të mbyllen qendrat e regjistrimit, menjëherë është vënë re se ka pasur një rënje kogja të madhe sa i përket sigurimit të automjeteve nga qytetarët, me çka neve si shoqatë na ka shtyer të marrim veprimet e nevojshme duke ju përshtatur edhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik si dhe duke respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pas marrjes së vendimit për mbylljen e qendrave të regjistrimit, ne si shoqatë jemi mbledhur dhe kemi vendos që të shohim forma alternative që ky sektor mos të shkoj vetëm në rënje dhe të krijojmë alternative që qytetarët të sigurohen. Menjëherë ju kemi drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme ku kemi kërkuar, meqenëse qytetarët e kanë të pamundur të regjistrojnë makinat e tyre dhe në anën tjetër kanë kërkuar që qytetarët mund të lëvizin pa regjistrim por jo pa sigurim, ne kemi kërkuar që MPB ta pezulloj një nen që ka të bëjë me pranimin e policave të shitura gjatë kohës së pandemisë. Dmth qytetarët mund të lëvizin pa regjistrim por jo pa sigurim dhe se të gjitha këto që shiten gjatë kësaj kohe kurdo që fillon punën qendra e regjistrimit do të pranohen dhe nuk do të kenë nevojë të fillojnë procedurat nga fillimi apo t'i ndryshojnë. Kjo është pranu nga MPB dhe menjëherë është vërejtur një ndryshim sa i përket shitjes së policave", tha Mazreku në RTK. 

Mazreku po ashtu tha se kufizimi i lëvizjes ka bërë që të ulet interesimi i qytetarëve mirëpo pas përshtatjes së tyre dhe fushatave sensibilizuese kanë arritur efekt që ata të kuptojnë që të gjitha dëmet që mund t'i shkaktojnë prap pasojat do t'i barin vet. "Pastaj kemi pasur një situatë të re me kufizimin e lëvizjes deri në orën 17:00 ku nuk ka pas një interesim të qytetarëve mirëpo ne ju kemi përshtat kësaj kohe ku kemi hapë zyrat e kompanive të sigurimeve në terren dhe ju kemi përshtat orarit tëe kufizimit duke lajmëruar qytetarët se mund të vijnë por me pajisje mbrotjëse siç janë dorëzat, maskat qysh kërkon IKSHPK-ja dhe të pajisen me sigurim sepse është për sigurinë e tyre. Këto kanë qenë veprime dhe masa të cilat kanë funksionuar shumë mirë deri në momentin kur Qeveria ndërmorri masat e reja, ku lejon lirinë e lëvizjes në vetëm 90 minuta dhe sigurisht që ka rënduar kjo situatën përkundër asaj që ka interesim të qytetarëve për t'u siguruar". 

Mazreku poashtu tha se përveç qyteteve të karantinuara që nga fillimi si Malisheva, Klina dhe Vitia që nuk mund të ushtrojnë funksion, zyrat e tyre po funksionojnë në gjithë territorin e Kosovës nga ora 08:00 deri në orën 16:00, dhe se kanë ndërmarr të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK-ja. "Në përjashtim të qyteteve të para që janë karantinuar, e që nuk janë liruar akoma siç janë Klina, Malisheva dhe Vitia, në të gjitha filialet tjera në territorin e Kosovës janë të hapura dhe kanë punuar nga ora 09:00 deri në orën 15:00, janë ofruar shërbimet në zyre, përmes telefonit dhe formave alternative. Sektori i sigurimeve bënë pjesë në sektorin financiar të Kosovës, me çka edhe në bazë të udhëzimit të ri të Qeverisë lejohemi që të funksionojmë duke i respektuar të gjitha masat e nevojshme dhe orari është zgjatë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, jemi pajisur me leje të duhura dhe pas fushatës sensibilizuese ka interesim të qytetarëve sepse e kanë kuptuar që të gjitha ato dëme të shkaktuara, pasojat do t'i bartin më pastaj vet", tha ai. 

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës tha se kjo pandemi ka ndikuar edhe tek ata negativisht dhe se nëse zgjat edhe shumë atëherë do t'i vërejmë pasojat edhe më të mëdhaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat