Vetëvendosje dhe LDK përplasen fort te Çim Peka

Aktuale

Vetëvendosje dhe LDK përplasen fort te Çim Peka

Më: 23 prill 2020 Në ora: 01:02
Gashi dhe Abrashi

Te gazetari i Shqipërisë Çim Peka, ka pasur përplasje të ashpra mes Arben Gashit të LDK-së dhe Arban Abrashit të Vetëvendosjes.

Pjesë nga debati.

“Hiqu paranojave, sa keni fitu në zgjedhjet e fundit”, i thotë Gashi – Abrashit.

“Nëse thoni se kemi peshë politike të njëjtë, i them zotit Gashi, eja të matemi në zgjedhje, po i nënshtrohemi vullnetit të qytetarëve. Qeveria aktuale që është në detyrë sot, e ka në Qeveri Listën Serbe.Zotnia këtu përfaqëson 25 a 26 për qind, është e pamundur me ndërtu paranoja, mbi paranoja individuale hajde shkojmë hajde vimë. Po na e merrni po na e grabitni pushtetin. Kush po ua merr pushtetin, shumica parlamentare, po harroni si jeni sjellë dhe si silleni. Po harroni që keni gjujtë Molotov shpinë e kryetarit të LDK-së, po harroni që keni qitë gaz lotsjellës duke kërcënuar rendin kushtetues”, ka thënë Gashi.

“Zotëri patëm një akt të shkeljes së marrëveshjes, rrëzimit të Qeverisë, jemi një farë viktime e agresionit politik nga LDK dhe këtu po na paraqiten se kushedi se cka jemi ne. LVV ka bërë gjithcka që ka qenë e mundur në koalicion përvec një personi që ishte sebeb që erdhi puna këtu. Le të matemi në zgjedhje, këta janë bërë si kartel politik. Synojnë ta grabisin pushtetin por i kasha lutë që ta kenë një konsideratë minimale që të mos na fyejnë”, tha Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat