Familja e Haki Imerit me akuza të rënda për “burrat e LDK-së”: Po bëjnë pazare me ata që ua vranë bashkëpartiakët

Aktuale

Familja e Haki Imerit me akuza të rënda për “burrat e LDK-së”: Po bëjnë pazare me ata që ua vranë bashkëpartiakët

Nga: N.Sh Më: 23 prill 2020 Në ora: 09:45
Haki Imeri dhe Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit, ka akuzuar ‘burrat’ e LDK-së se po bëjnë pazare, siç thonë, me ata që ua vranë bashkëpartiakët e tyre.

Vrasja e Haki Imerit shënon vrasjen e parë politike në Kosovën e çliruar, të një zyrtari të LDK-së.

Në postimin e tyre në Facebook, Familja Imeri po e mbështesin fuqishëm Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

Kjo familja për ‘burrat’ e LDK-së thotë se me besnikëri po i shërbejnë presidentit Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani eshte nje personalitet me etike te lart qe respekton sovranin , respekton shtetin dhe nuk iu nenshtrohet diktateve e pazareve te nentokes ( se Hashim Thaçit).

Shteti behet vetem me njerz si Vjosa Osmani .

"Burrat" e LDK-se bejne pazare me ata qe ua vrane bashkepartiaket, bejne pazare me legjitimitetin qytetar, i ngrehin grate zhage (Donik Gervallen) , e quajne Fitore Pacollin fashiste ani se Fitorja fliste te verteten , e perbuzin dhe e linqojne gruan me te votuar te LDK-se Vjosa Osmanin , keta jane "burrat" dhe kreret e LDK-se... sot. LDK-se ia kane vere litarin "burrat" e saj, te cilet me besnikeri prej qeni i sherbejne Presidentit Thaçi dhe egos se tij.

Burrat "rugoviste" te LDK-se e apostrofojne si komunist Kryeministrin e votes se lire, Albin Kurtin. Cilesimet e tilla jane aq qesharake kur me vule kreu i kesaj partie eshte komunist titoist i fundit ne Kosove dhe ish Jugosllavi .. Eh pritne "rugovista" he??

Albin Kurti , Vjosa Osmani duhet te kembengulin gjer ne fund ne mbrojtjen e shtetit nga ata qe po perpiqen legjitimitetin dhe besimin qytetar ta konvertojne ne instrumente per te vjedh pushtetin dhe shberbere shtetin.Rezistoni se ia vlene nje flijim per shtetin, lirine demokracine..

#JemiMeTyVjose

Vjosa R. Osmani

Si sot 7 vite më parë, Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.

#JoNëEmrinTim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat