Deputeti i AAK-së: Aleanca do t’i ketë katër ministra në qeverinë e re

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Aleanca do t’i ketë katër ministra në qeverinë e re

Më: 23 prill 2020 Në ora: 18:34
Arbër Tolaj

Deputeti i AAK-së, Arbër Tolaj, ka folur sot për hisen që do të ketë partia e Ramush Haradinajt në qeverinë e re të Kosovës.

Si mysafir në Frontal, Tolaj ka thënë se emrat nuk dihen por numri po.

“Emrat nuk dihet por vetëm është diskutuar se në proporcion me fuqinë politike, AAK do t’i ketë katër ministri. Do të jenë gjithsejtë 15 ministri, 12 ministri partitë shqiptare do të ketë 35 deri 40 zv.ministra”, ka thënë Tolaj.

Po ashtu Tolaj ka bërë me dije se asjnjë prej deputetëve, e as kryetarëve të komunave nga AAK-ja nuk do të bëhen Ministra.

“Është propozim konkret që të gjithë deputetët do të vazhdojnë punën e tyre si deputet por edhe kryetaret e komunave ashtu do të veprojnë”, ka thënë Tolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat