Albin Kurti: VV është dyfishuar prej zgjedhjeve të fundit

Aktuale

Albin Kurti: VV është dyfishuar prej zgjedhjeve të fundit

Më: 23 prill 2020 Në ora: 20:54
Albin Kurti

Kryeministëri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se partia që ai udhëheq është dyfishuar me përkrahje qytetare.

Ai ka thënë se do të varet nga qytearet e Kosovës sesa vota mund t’i marrin në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa ka thënë se po bëhet një qeveri e cila do të varet edhe nga PAN-i edhe nga Lista Serbe.

“Se sa për qind do t’i marrim e sa do të na nevojiten për të bërë shumicën do shihet në zgjedhjet e ardhshme, nuk varet prej meje thjeshtë, madje as prej Lëvizjes Vetëvendosje por varet prej qytetarëve. A do to jemi shumcë apo jo, do të varet prej qytetarëve, unë besoj që pikërisht sedo të ishim shumicë në zgjedhjet e ardhshme, ato nuk po mbahen”, tha ai në Jeta në Kosovë.

“Që prej zgjedhjeve të fundit më 6 tetor, pra që gjashtë muaj, ne jemi dyfishuar, kjo ngritje kaq e madhe për këtë kohë të shkurtër është e pashembullt”, deklaroi ai.

“Ne kishim një qeveri që nuk varej as nga Lista Serbe e as nga PAN-i e tash po bëhet një qeveri që varet edhe nga PAN-i edhe nga Lista Serbe”, deklaroi Albin Kurti.

Ai ka thënë se së bashku me Vjosa Osmanin ka bashkëpunim të mirë.

“Nëse ka një dikush me të cilin unë bashkëpunoj, e që nuk është çështje koalicioni, unë si kryeministër në detyrë është kryetarja e Kuvendit dhe ne të dy jemi që kemi marr më së shumti besimin e qytetareve”, deklaroi kryeministri në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat