Këshilltari tjetër i Kurtit del në mbrojtje të UÇK-së

Aktuale

Këshilltari tjetër i Kurtit del në mbrojtje të UÇK-së

Nga: G.B Më: 25 prill 2020 Në ora: 10:20
Elvis Hoxha dhe Aziz Bici

Deklarata e Shkëlzen Gashit se UÇK ka kryer krime ndaj civilëve serb ka ngjallur reagime të shumta dhe është kërkuar edhe shkarkimi i tij, si këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

E për këtë ka reaguar edhe këshilltari politik i Kurtit, Elvis Hoxha, derisa ka mbrojtur luftën e bërë në Kosovë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Lufta Çlirimtare e Kosovës është ngjarja më e ndritur e historisë së kombit shqiptar në shekullin XX.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ndjehem gjithnjë i nderuar në prani të z. Azis Bici. Lufta Çlirimtare e Kosovës është ngjarja më e ndritur e historisë së kombit shqiptar në shekullin XX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat