Këshilltari i Vjosa Osmanit zbulon detaje nga marrëveshja finale me Serbinë – kjo është thirrja e tij

Aktuale

Këshilltari i Vjosa Osmanit zbulon detaje nga marrëveshja finale me Serbinë – kjo është thirrja e tij

Nga: N. H Më: 26 prill 2020 Në ora: 18:41
Vjosa Osmani

Artan Murati, këshilltar i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur me zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë rreth marrëveshjes finale me Serbinë.

Murati ka thënë se ka dëgjuar se kjo marrëveshje me Serbinë, mund të përfshijë edhe amnisti për krimet e luftës.

Ai potencon se krimet e Serbisë nuk amnistohen, edhe nëse shuhen gjenerata të tëra: ato para nesh, kjo e imja, e gjeneratat pasardhëse.

Ja shkrimi i tij:

Image
Artan Murati dhe Vjosa Osmani

Diteve te fundit degjova ne disa raste se nje marreveshje finale me Serbine mund te perfshije edhe aminsti per krimet e luftes. Madje, disa argumente ishin te tipit se kane kaluar 20 vite, e s’kemi pse mirremi me gjykim me.

Qysh bre, per 20 vite po thoni qe amnistohen krimet e Serbise ne Kosove a? Neser eshte pervjetori i masakres se Mejes. Nenat ne Meje nuk mendojne keshtu. Keshtu nuk mendon askush ne Kosove, qe ka shpirt te djegur nga dhimbja e malli, sepse humben gjithcka. Krimet e Serbise nuk amnistohen, edhe nese shuhen gjenerata te tera: ato para nesh, kjo e imja, e gjeneratat pasardhese.

Ne qe u rritem ne lufte e kemi shume veshtire te harrojme. Ata qe humben gjithcka e kane edhe me veshtire. Femijet tane do te mesojne per ato te bema poashtu. Prandaj, asnje lloj politike, nuk do te lejohet te harroje nje gje te tille.

Uroj qe keto ide te jene thjeshte sa per konsum medial. Perndryshe, do te ishte e pabesueshme nese synohet te bisedohet per aminsti. Aspektin juridik as qe po e diskutoj, se ka shumecka te flitet edhe aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat