Kryeziu: Këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, po i trajton qytetarët e Kosovës si njerëz me bisht

Aktuale

Kryeziu: Këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, po i trajton qytetarët e Kosovës si njerëz me bisht

Më: 26 prill 2020 Në ora: 22:11
Ismet Kryeziu

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Elvis Hoxha.

Kryeziu ka thënë se këshilltari i Kurti po trajton politikanët dhe qytetarët e Kosovës sikur të ishin njerëz me bisht.

“Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit Kurti, po na trajton ne, qytetarët dhe politikanët Kosovarë sikur te ishim njerëz me bisht!”, ka shkruar ai.

Sipas Kryeziut, një kryeministër nuk mund të jetë burrështetas nëse këshillohet nga siç thotë ai “soj i këshilltareve të pa maturuar, me gjykime e emocione të adoleshencës”.

Reagimi i plotë:

Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit Kurti, po na trajton ne, qytetarët dhe politikanët Kosovarë sikur te ishim njerëz me bisht!

I paska akuzuar 80 deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe etiketuar si “bandita” të gatshëm që ti hyjnë thika Republikës për ta copëtuar”

Ti thua se Kosova është një cope tortë, apo një livadh ku mund te kullotë kush t‘donë e si t‘donë. Por, qe fati, dhe ky i ashtuquajturi filozof, paska me na mbrojt Republikën.

Një kryeministër, asnjëherë nuk do arrijë me u sjellë si burrështetas, nëse rreth vetes, për veten dhe Republikën, këshillohet nga ky soj i këshilltareve të pa maturuar, me gjykime e emocione të adoleshencës. Jo vetëm politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat