Kjo është pasuria e Avdullah Hotit, kandidatit të nominuar për kryeministër

Aktuale

Kjo është pasuria e Avdullah Hotit, kandidatit të nominuar për kryeministër

Nga: H.O. Më: 28 prill 2020 Në ora: 09:29
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës në një marrëveshje të përbashkët me AAK-në Nismën kanë kandiduar Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Hoti në qeverinë e fundit ishte zëvendëskryeministër, ndërsa Ministër i Financave gjatë qeverisë Mustafa.

Derisa ende nuk janë prezantuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarët e shtetit, të qeverisë në detyrë, po ju referohemi formularit të vitit 2019, kur Avdullah Hoti kishte deklaruar pasurinë si deputet.

Ai ka deklaruar tri banesa të tij, në pronësi të përbashkët, të cilat kapin vlerën 233 mijë euro. Veturën që e kishte poseduar në formularët paraprak deklaron se e kishte shitur dhe aktualisht nuk ka një tjetër.

Derisa mban të kursyera mbi 2600 euro, Hoti ka deklaruar se ka borxhe të mëdha. Vlera e tyre arrin mbi 40 mijë euro.

Te hyrat vjetore të tij janë afro 55 mijë euro në vit, duke përfshirë pagën e deputetit, pagat nga dy universitetet, UP dhe kolegji Dardania, mëditjet dhe qiratë. Pasuria e tij në total del të jetë mbi 290 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat