Votoi kundër rrëzimit të Qeverisë “Kurti”, a do ta votojë Ardian Shala koalicionin e ri?

Aktuale

Votoi kundër rrëzimit të Qeverisë “Kurti”, a do ta votojë Ardian Shala koalicionin e ri?

Më: 28 prill 2020 Në ora: 12:45
Ardian Shala

Deputeti i LDK-së, Ardian Shala, do ta votojë koalicionin qeverisës ndërmjet LDK-së- AAK-së dhe Nisma-së.

Kështu kanë bërë të ditura burime brenda partisë së Isa Mutafës, LDK.

Deputeti Shala bashkë më kryeparlamentaren Vjosa Osmanin dhe deputetin Haxhi Avdyli më 25 mars të këtij viti votuan kundër rrëzimit të Qeverisë “Kurti” pjesë e së cilës ishte në koalicion qeverisës edhe LDK-ja.

Qeveria “Kurti” u rrëzuar me inicimin e mocionit të mosbesimit, u përkrah nga subjektet tjera politike me 82 vota.

Ndërkohë, po vazhdon të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj partitë për propozimet e kabinetit qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat