Kryeministri Kurti i bindur: Vetëvendosje është dyfishuar, i mundim të gjitha partitë nëse bëhen bashkë – zbulon detaje nëse ka komunikuar me Grenellin

Aktuale

Kryeministri Kurti i bindur: Vetëvendosje është dyfishuar, i mundim të gjitha partitë nëse bëhen bashkë – zbulon detaje nëse ka komunikuar me Grenellin

Më: 28 prill 2020 Në ora: 19:48
Albin Kurti

(E plotësuar) - Për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Tirana zyrtare ka heshtur. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i pyetur për këtë çështje tha se nuk mund komentonte para se Tirana të thyente heshtjen.

“Nuk kanë heshtur të gjithë. A nuk duhej të pyesni ata pse kanë heshtur? Thyeja njëherë atyre heshtjen dhe pastaj po flas për atë që ata thonë. Le të flasin njëherë ata, jemi dy shtete të një kombi apo jo?”, deklaroi Kurti gjatë intervistës në ‘Ilva Now’.

Kryeministri i Kosovës tha se në një letër dërguar homologut të tij të Shqipërisë, kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e një takimi të përbashkët në kohën e pandemisë, tha se nuk kishte marrë kurrë ndonjë përgjigje.

Lideri i VV-së tha se për këtë takim i ka shkruar vetëm z. Rama dhe asnjë zyrtari tjetër madje për një takim të mundshëm kishte vënë në dijeni dhe Kryetaren e Kuvendit në Kosovë, Vjosa Osmani si dhe Presidentin Hashim Thaçi.

“Gjatë pandemisë ministritë e Shëndetësisë kanë komunikuar dhe kanë shkëmbyer përvoja dhe materiale. Diku nga mesi i muajit mars i kam shkruar kryeministrit Rama dhe i kam thënë që duke qenë se nuk po mund ta bëjmë dot takimin e dy qeverive, i kam thënë që të mbajmë një takim Rama-Meta-Ruçi dhe unë, Osmani dhe Thaçi. Për të diskutuar për pandeminë, por nuk mora përgjigje asnjëherë për këtë gjë’, deklaroi Kurti.

***

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e ka menduar që qeveria e tij do të zgjasë vetëm 50 ditë por e ka ditur që nuk do ta ketë të lehtë duke e parë se Kosova vazhdon të jetë me elemente të shtetit të kapur.

“VV është rritur dhe dyfishuar që nga zgjedhjet e tetorit. Kjo ka bërë që të gjithë të bëhen bashkë kundër VV-së për të vazhduar privilegjet që i kishin”, tha ai, duke shtuar se janë të gatshëm për zgjedhje të reja ku do t’i mundin edhe nëse bëhen të gjithë bashkë.

Ai për Euronews Albania, ka thënë se këta politikanët që jepnin territore, kanë humbur në zgjedhje dhe populli nuk i donë ata.

Kurti tha e në momentin kur është braktisur reciprociteti, është shkelur marrëveshje VV-LDK.

Kryeministri në detyrë, është pyetur edhe për rrëzimin e Qeverisë së tij, ku pati akuzuar ambasadorin Grenell. Kurti tha se bëhet fjalë për një person të ShBA-ve që është shumë i fuqishëm me të cilin ka biseduar por nuk ka pranuar ta vë në pikëpyetje Republikën e Kosovës.

***

 Kryeministri në detyrë Albin Kurti insiston se emisari special i presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qenë i interesuar për arritjen e shpejtë të një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe jo për përmbajtjen e një marrëveshje të tillë. Tha se me Grenell ka biseduar edhe pasi qeveria e tij u rrëzua në Kuvendin e Kosovës.

“Ambasadori Grenell në tetor dhe në janar ka qenë në Kosovë. Unë e kam takuar në të dy herët. Fillimisht në tetor ai pat thënë se Kosova duhet ta heq tarifën dhe në anën tjetër Serbia duhet të ndalë fushatën e saj në arenën ndërkombëtare kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit tonë në organizatat ndërkombëtare. Mirëpo prej kur shkoi në janar në Beograd këtë pjesën e dytë e hoqi tërësisht dhe thoshte se vetëm Kosova duhet ta heq tarifën 100 për qind ndërkaq nuk fliste fort për punën e kërkesave ndaj Serbisë dhe trysnia e tij në fillim u shpreh me një lloj insistimi që kërkonte të mos diskutohej. Unë vazhdimisht kam komunikuar me të deri vonë, madje edhe pasi jemi rrëzuar si qeveri dhe tash kemi vetëm qeveri në detyrë. Ndërkaq në anën tjetër ai filloi ta shtojë në veçanti trysninë ndaj partnerit tim në qeverisje derisa ata në njëfarë mënyre u dorëzuan e u nënshtruan”, tha Kurti.

“Pra, ai ka pasur një rol i cili nuk ka qenë neutral, përkundrazi ka qenë një rol aktiv por për mua kjo s’do të thotë asgjë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një emisar të SHBA’së, shumë i fuqishëm, shumë i rëndësishëm me të cilin unë kam bashkëbiseduar mirëpo në anën tjetër gjithashtu nuk kam pranuar që ta vë në pikëpyetje interesin e Kosovës, raportin me Serbinë, subjektivitetin tonë sepse reciprociteti është gjëja më normale në marrëdhëniet bilaterale ne fqinjësinë e mirë pavarësisht insistimeve të tij. Në këtë kuptim mendoj që ai ka qenë shumë i interesuar për të arritur një marrëveshje sa më të shpejtë Kosovë-Serbi me ç’rast përqendrimi i tij ka qenë më shumë tek nënshkrimet në fund të marrëveshjes sesa tek teksti i saj”, shpjegoi Kurti.

Ndërkohë i pari i VV’së foli edhe një herë për prishjen e koalicionit me LDK’në.

 “Në momentin kur është braktisur reciprociteti është prishur marrëveshja”, tha Kurti për EuroNeës Albania.

Tha se e ka ditur se nuk do të jetë e lehtë por se nuk ka menduar se do të jetë vetëm 50 ditë në krye të qeverisë.

Tha se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe do të dalë fitimtare.

“Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja dhe do t’i mundim të gjithë edhe po u bën bashkë të gjithë ata”, tha Kurti.

Mohoi se qeveria e tij nuk zgjati për shkak të mos përvojës në qeverisje. Tha se ai u votua nga qytetarët pikërisht për një arsye të tillë.

“Nuk është lavd dhe nuk është argument për të arsyetuar dikë. Qytetarët mua më kanë votuar për shkak se nuk kam përvojë në qeverisje”, tha Kurti.

***

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Euronews Albania flet për zhvillimet më të fundit politike, që nga shkaku i prishjes së koalicionit me LDK-në dhe tek përpjekjet për krijimin e qeverisë së re. Z. Kurti ka deklaruar se, që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, Vetëvendosje është dyfishuar. Këtu ai iu referua një sondazhi të fundit.

“Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë”, deklaroi kryeministri në detyrë.  “6 muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetori kur doli e para. Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi kreu i VV-së.

Z. Kurti tha se ka pritur që qeveria e tij të mos ishte jetëgjatë duke iu referuar elementëve që kanë kapur shtetin në Kosovë dhe në kushte të tilla ka qenë i vetëdijshëm se do të përballej me shumë probleme përveç vështirësive të zakonshme. Duke folur për rrethanat që sollën prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe më pas mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij, Albin Kurti tha se, e gjitha ishte një plan dhe shkarkimi i ministrit të Brendshëm ishte gjetje shkaku.

Ai deklaroi se ministri i LDK-së kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në një kohë kur nuk kishte asnjë viktimë nga coronavirus dhe kjo synonte që t’i kalonin kompetenca ekzekutive Presidentit Thaçi dhe madje të tentohej dhe ndonjë incident me Serbinë për t’i rifutur në lojë planin për marrëveshje për shkëmbim territoresh.

“Nëse nuk do të shkarkoja ish-ministrin do të bëja shkelje. Nuk bëra shkelje dhe e shkarkove. Besoj se nuk kam pasur rrugë tjetër dhe është një gjë që nuk jam penduar. Nuk ishte thjesht ai veprim sepse për një ministër nuk bie qeveri. Nuk ishte një ministër por ishte një plan. Nuk kishte rrethana për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi z. Kurti.

“Është e vërtetë që nuk kam përvojë në qeverisje, por këtu në Kosovë i urrejnë shumë ata që kanë përvojë në qeverisje, për shkak të gjendjes së ekonomisë. Nuk është lavdërim të kesh përvojë në qeverisje, prandaj qytetarët më kanë votuar. Jam dhe kam qenë kryetar i subjektit më të madh politik në Kosovë. Ajo që nuk kishim përvojë ishte coroavirus që ia dolëm shumë mirë ta përballonim dhe ia dolëm që të bllokonim shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.”

Duke folur për marrëdhëniet e tij me ish-zv.kryeministrin Avdullah Hoti, që tashmë është kandidati i LDK-së për t’u bërë kryeministër i qeverisë së re, kreu i VV-së tha se, ai punonte kundër qeverisë së tij dhe se e shkarkoi për shkak të ishte i vetmi që gjatë seancës për votimin e mocionit të mosbesimit që foli kundër qeverisë ku bënte pjesë.

“Hoti sillej sikur të kishte një kovë me rërë dhe ta hidhte në rrotat e qeverisë. Kam qenë korrekt me të kam bashkëpunuar sa më shumë që të mundej. Pas mocionit të besimit ishte i vetmi zyrtar i qeverisë që doli kundër qeverisë dhe ishte e pamundur që ta mbaja në qeveri ndaj dhe e lirova nga detyra. Ministrat e tjerë të LDK-së nuk e morën fjalën që të flasin kundër qeverisë ku bënin pjesë. Ishte i vetmi zv.kryeministër dhe nisi të funksionin si centrifugë e sulmeve të ndryshme”, theksoi kryeministri në detyrë i Kosovës.

***

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur  për zhvillimet më të fundit politike, që nga shkaku i prishjes së koalicionit me LDK-në dhe tek përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

Kurti ka deklaruar se, që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, Vetëvendosje është dyfishuar.

Këtu ai iu referua një sondazhi të fundit.

“Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë”, deklaroi kryeministri në detyrë.

“6 muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetori kur doli e para. Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi kreu i VV-së për EuroNews Albania.

Kurti tha se ka pritur që qeveria e tij të mos ishte jetëgjatë duke iu referuar elementëve që kanë kapur shtetin në Kosovë dhe në kushte të tilla ka qenë i vetëdijshëm se do të përballej me shumë probleme përveç vështirësive të zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat