Deputetja e VV-së: Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve

Aktuale

Deputetja e VV-së: Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve

Nga: A.SH Më: 29 prill 2020 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçkau, ka thënë se, tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.

“Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata” shkruan Kollçaku në Facebook.

Postimi në Facebook:

Vërtet, kurrë nuk është vonë me u korritë.

Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.

Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata.

QEVERIA KURTI 2 po vjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat