KDI: Të garantohet lëvizja e lirë e deputetëve gjatë ushtrimit të mandatit të tyre

Aktuale

KDI: Të garantohet lëvizja e lirë e deputetëve gjatë ushtrimit të mandatit të tyre

Më: 29 prill 2020 Në ora: 19:57
Kuvendi i Kosovës

Instituti Dekomokratik i Kosovës, përmes një komunikatë për medie ka thënë se vlerëson se pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, deputetët duhet të kenë lehtësime që mundësojnë ushtrimin e papenguar të funksioneve të tyre kushtetuese.

Sipas KDI-së, këto lehtësime duhet të jenë për aq kohë sa nuk rrezikohet shëndeti i deputetëve të tjerë.

“Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me lëvizjen e lirë të deputetëve në kohë pandemie, në relacion me ushtrimin e mandatit të tyre. Përkundër që në Kosovë janë ende në fuqi masat e izolimit dhe karantinimit të ndërmarra nga institucionet relevante, KDI vlerëson që deputetët duhet të kenë lehtësime që mundësojnë ushtrimin e papenguar të funksioneve të tyre kushtetuese, për aq kohë sa këto lehtësime vërtetohet se nuk mund të rrezikojnë shëndetin e deputetëve tjerë”, thuhet në komunikatë.

KDI ka thënë se Kuvendi mund të shqyrtojë mundësinë që të mbahen seancat në distancë, në mënyrë që tu mundësohet të gjithë deputetëve pjesëmarrja në seancë.

“Në situatën kur ekziston një rrezik i tillë, në mënyrë që të mos cenohet shëndeti i deputetëve dhe në të njëjtën kohë të njëjtit të mos privohen nga ushtrimi i detyrave të tyre kushtetuese, Kuvendi duhet të shohë mundësinë e mbajtjes së seancave në distancë, duke ua ofruar kështu mundësinë e pjesëmarrjes në seancë të gjithë deputetëve. Duke qenë se një opsion i tillë nuk parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit, për ta bërë të mundur realizmin e seancave në këtë mënyrë nevojitet që të votohet për shmangie nga Rregullorja, që bëhet me votat e 2/3 të deputetëve të pranishëm”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat