Ardhja e Pacollit në Kosovë nuk është e sigurt, ai po e shqyrton ende këtë mundësi

Aktuale

Ardhja e Pacollit në Kosovë nuk është e sigurt, ai po e shqyrton ende këtë mundësi

Më: 30 prill 2020 Në ora: 17:14
Behgjet Pacolli

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk dihet nëse mund të vijë sot në Prishtinë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, nuk dihet nëse sot mund të vijë në Prishtinë.

Këshilltari i tij, Liridon Llapashtica, ka bërë të ditur, se Pacolli është duke e shqyrtuar mundësinë e ardhjes së tij në Prishtinë.

“Është duke e shqyrtuar mundësinë me ardhë”, ka thënë shkurt Llapashtica.

Theksojmë se Pacolli ka bërë kërkesa për kthimin e tij në Prishtinë mirëpo, ka kërkuar nga autoritetet që të mos futet në karantinë te Qendra e Studentëve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat