Kajtazi: Një parti antikushtetuese nuk ka moral të dërgoj vendime për kontestim në Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

Kajtazi: Një parti antikushtetuese nuk ka moral të dërgoj vendime për kontestim në Gjykatën Kushtetuese

Nga: A.M. Më: 1 maj 2020 Në ora: 10:08
Ilustrim

Njohësi i çështjeve te sigurisë, Fadil Kajtazi, e ka quajtur të pa kuptimtë dërgimin në Kushtetuese vendimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për nominim e Avdullah Hotit për kryeministër.

Pasi sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje për 50 ditë të qeverisjes ka shkelur dy herë kushtetutën.

Postimi i plotë:

KUSHTETUTA

Fakti se LVV për 50 ditë qeverisje ka shkelur dy herë kushtetutën, e bën të pa kuptimt dërgimin në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit për nominim të Avdullah Hotit për kryeministër.

Një parti antikushtetuese nuk ka moral të dërgoj vendime për kontestim në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo që kam pritur nga LVV posa ta marr pushtetin ka qenë moszatimi i vendimeve antikushtetuese te Enver Hasanit në lidhje me stemën e Prizrenit dhe për tokat e Manastirit të Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat