Fuqia e PDK-së, po i “ndihmon” LDK-së!

Aktuale

Fuqia e PDK-së, po i “ndihmon” LDK-së!

Nga: G.B Më: 1 maj 2020 Në ora: 12:18
Xhevdet Mazrekaj

Botuesi i gazetës "Bota sot", Xhevdet Mazrekaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është e pakuptueshme se si në ditët e sotme LDK-ja po merr një përkrahje të paparë nga mediet e PDK-së.

"Ironikisht, sot i sheh teksa e përkrahin rugovizmin, mediet e njerëzit që nuk hezituan kurrë të villnin terr e zi ndaj kësaj fryme. Ata që i bënë atentat Ibrahim Rugovës, po e përkrahin me mish e me shpirt partinë e tij", ka shkruar Mazrekaj ndër të tjera.

Ai ka përmendur Berat Buzhalën, drejtuesin e gazetës Express dhe T7, për të cilin ka thënë se në fillim të prillit doli me një ankesë, se nuk ka mundësi t'i paguajë gazetarët për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë. Por, çuditërisht, kthimi i tij kundër Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, ia solli edhe pagat.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Fuqia e PDK-së, po i “ndihmon” LDK-së!

E pakuptueshme se si në ditët e sotme LDK-ja po merr një përkrahje të paparë nga mediet e PDK-së.

Ironikisht, sot i sheh teksa e përkrahin rugovizmin, mediet e njerëzit që nuk hezituan kurrë të villnin terr e zi ndaj kësaj fryme. Ata që i bënë atentat Ibrahim Rugovës, po e përkrahin me mish e me shpirt partinë e tij.

Televizionet, e portalet, që dihet botërisht se janë të financuara nga PDK-ja, sot i gjen duke ia bërë avokatin LDK-së, duke i dhënë krah koalicionit që u krijua me pazare të grupeve të interesit, e që nuk do t'i sjell vendit ndonjë të mirë.

Por, nuk e kanë thënë kot: “Paraja e kthen ujin përpjetë”.

Botuesi e Expressit dhe T7, Berat Buzhala, në fillim të prillit doli me një ankesë, se nuk ka mundësi t'i paguajë gazetarët për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë.

Por, çuditërisht, kthimi i tij kundër Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, ia solli edhe pagat.

Vjosa Osmani, ishte më e preferuara e Buzhalës para 6 tetorit dhe në periudhën kur bëheshin përpjekje për formimin e “Qeverisë së shpresës”.

Mjafton ta kujtojmë shkrimin e tij, kur u përmbyll fushata e zgjedhjeve të 6 tetorit, që bënte thirrje për votimin e Vjosa Osmanit, e madje edhe e kishte votuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat