Pacolli nuk e ka tërheq deklaratën ku akuzon shtetin e Kosovës se do bënte “sulm terrorist” ndaj tij

Aktuale

Pacolli nuk e ka tërheq deklaratën ku akuzon shtetin e Kosovës se do bënte “sulm terrorist” ndaj tij

Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:13
Behgjet Pacolli

Ish – ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, tani deputet i Kuvendit të Kosovës ende nuk e ka tërhequr deklaratën ku e akuzoi institucionet e Kosovës për sulm terrorist.

Gjatë ditës së enjte, në një prononcim për media nga aeroporti i Prishtinës ai u shpreh se ishte  “frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion. Aterova në Tiranë’’.

Deklarata skandaloze e Pacollit u mor edhe nga mediat serbe, duke e bërë kështu edhe skandalin më të madh. Ai u kritikua ashpër në opinionin publik, pasi kjo deklaratë është e ngjashme me qëndrimin serb dhe rus ndaj shtetit të Kosovës./Nacionale.info

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat