“Thumbon” Pacolli: Po vijnë ditët e bukura me diell e lule, po i mposhtim ditët e këqija

Aktuale

“Thumbon” Pacolli: Po vijnë ditët e bukura me diell e lule, po i mposhtim ditët e këqija

Më: 2 maj 2020 Në ora: 18:47
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli pas përplasjeve me zyrtarët e Vetëvendosjes, ka ardhur edhe me një status në Facebook.

Ai ka shkruar se po kalojnë ditët e këqija, derisa ka paralajmëruar ditë të mira.

Reagimi i plotë:

Jeta njerëzore zhvillohet paralel me atë të natyrës dhe gjallesave të saj.

Madje ndjek ligjësitë e saj. Kjo ide mu shfaq ndërsa më vjen në mend një thënie e vjetër gjermane- “të bukura majat e Alpeve, por sa të vështira për tu ngjitur”!

Po vijne Ditet e bukura me diell e lule dhe po i mposhtin ditet e kqija, sipas ligjësisë së të mirës që triumfon mbi të keqen, ndonëse jo me lehtësi.. ..Ne fund duken majat e Sharrit; sa te bukura jane, por sa te veshtira per t’ i pushtuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat