Miftaraj: Qytetarët nuk po e respektojnë masat e MSH

Aktuale

Miftaraj: Qytetarët nuk po e respektojnë masat e MSH

Nga: A.SH Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:53
Ehat Miftaraj

Për mosrespektimin e masave të MSH, ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, duke thënë se, qarkullimi i makinave dhe njerëzve është duke ndodhur si në një ditë normale pa koronavirus.

Postimi në Facebook:

Ose Ministria e Shëndetësisë e ka anulu vendimin për kufizimin e lirisë së lëvizjes, ose qytetarët nuk po e respektojnë hiq, ama bash hiq.

Qarkullimi i makinave dhe njerëzve si një ditë normale pa Koronavirus.

Për shëndetin tonë dhe të familjarëve nuk është mirë që në minutat shtesë me marr autogol.

Një autogol dhe loja nis prej fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat