PSD: Ministri Sveçla dhe ministri Vitia nuk duhet të jenë në detyrë

Aktuale

PSD: Ministri Sveçla dhe ministri Vitia nuk duhet të jenë në detyrë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 12:23
Foto

(E plotësuar) - PSD sot ka zhvilluar një aksion simbolik para qeverisë së Kosovës.

Përmes një reagimi PSD thotë se, qeverinë e kemi ‘futur’ në karantinë, sepse kjo i ka shkaktuar dëme vendit, andaj janë udhëheqësit e saj që duhet karantinuar.

Ata knaë reaguar ehde për ngjarjen tragjike që ndodhi ditë më pare në Karantinën të Qendra e Studentëve, duke thënë se ministri Sveçla dhe ministri Vitia nuk duhet të jenë në detyrë

Shkrimi i plotë:

S’mund të ketë hetim të besueshëm pa dorëheqje!

Përmes këtij aksioni simbolik po e fusim qeverinë në karantinë. Kjo karantinë i ka shkaktuar dëme vendit, andaj janë udhëheqësit e saj që duhet karantinuar.

Karantina ka shërbyer si mjet kërcënime e përndjekjeje. Përmes saj janë kërcënuar deputetë dhe është tentuar të pengohet puna e Kuvendit.

Karantina është raportuar nga mediet si mjet favorizimi e diskriminimi. Kriteret e saj nuk kanë qenë të njejta për të gjithë.

Jemi këtu për të kërkuar përgjegjësi politike dhe hetim të besueshëm për publikun. Askush nuk duhet të prejudikojë rezultatet e hetimit, por për një hetim kredibil, ministri Sveçla dhe ministri Vitia nuk duhet të jenë në detyrë. Kjo sepse përmes veprimeve të tyre, ata kanë dëshmuar se midis ligjit dhe shefit, këta e zgjedhin shefin.

Ministri Vitia e ka shkelur Kushtetutën me paramendim kur ndërmorri masat e njëjta pas shkeljes së parë kushtetuese. Ministri Sveçla ka tejkaluar përgjegjësitë kur ka kërcënuar deputetë, dhe kur ka ndërmarrë veprimeve përkundër raporteve të policisë.

Këtë qeveri po e përcjell logjika e njëjtë e mungesës së llogaridhënies. Kur bëhet fjalë për merita, të gjitha shkojnë në adresën e ministrit Vitia, kurse përgjegjësia eventuale mbetet në nivelet e poshtme të menaxhimit. Përgjegjësia e ministrit është politike në secilin rast. Njëjtë, edhe kur puna e institucionit është e mirë, edhe kur dështon.

***

Partia Socialdemokrate sot ka dalë me një aksion simbolik në ndërtesën e Qeverisë duke e ‘futur’ në karantinë.

Zgjim Hyseni nga PSD tha se duhet karantinuar udhëheqësit që e përdorën karantinën si mjet për të penguar punën e Kuvendit.

“Përmes këtij aksioni simbolik e kemi futur Qeverinë në karantinë. Karantina që i ka shkaktuar shumë dëme këtij vendi, kështu që udhëheqësit duhet karantinuar. Njerëzit në karantinë nuk janë vendosur përmes kritereve, por ka pasë diskriminime”.

“Jemi këtu për të kërkuar përgjegjësi. Një hetim i pavarur dhe kredibil nuk është i mundur përderisa në detyrë janë Xhelal Sveçla dhe Arben Vitia. Ata e kanë bërë të qartë që në mes ligjit dhe shefit, e zgjedhin shefin. Vitia me paramendim e ka shkelur Kushtetutën sepse kjo ka qenë detyra e shefit. Sveçla, po ashtu ka bërë përndjekje politike përmes karantinës. Përkundër udhëzimeve të policisë ka marrë vendim për largimin e rrethojave”.

Po ashtu, Hyesni tha se duhet të ketë përgjegjësi institucionale për rastin tragjik të 26 vjeçarit, i cili ndërroi jetë të dielën në Qendrën e Studentëve.

“Derisa flitet për merita të gjitha ato i atribuohen ministrave Vitia dhe Sveçla. Por, kur flitet për përgjegjësi themi që s’ka pasë përgjegjësi. Ata janë udhëheqës politikë, përgjegjësia e tyre është politike”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat