Kush i bëri bashkë sot Albin Kurtin dhe Edi Ramën

Aktuale

Kush i bëri bashkë sot Albin Kurtin dhe Edi Ramën

Më: 6 maj 2020 Në ora: 22:12
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homolugu i tij nga Shqipëria, Edi Rama, kanë marrë pjesë sot në një konferencë të organizuar nga Partia Socialiste Evropiane dhe grupi S&D.

Konferenca, e cila është realizuar për video-lidhjeve, ka pasur për qëllim adresimin e sfidave rreth COVID-19 dhe situatën politike në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar përfaqësuesit e partive të majta evropiane lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës në një njoftim për media.

“Ai përmendi edhe masat që ka ndërmarr qeveria për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset, njëherit duke vlerësuar edhe ndihmën financiare e materiale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera aleate të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Duke folur për situatën politike në vend, sipas komunikatës qeveritare, Kurti nuk e ka lënë pa përmendur edhe rivalin e tij politik, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Kurti u ka thënë të pranishmëve se presidenti Thaçi ka shkelur Kushtetutën e Kosovës në tentim për formimin e një shumice të re parlamentare.

“Rreth situatës politike, kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit për vendimin antikushtetues të Presidentit për ta bërë qeverinë e re me partitë e vjetra, ku theksoi se e vetmja rrugë përpara është ajo e mbajtjes së zgjedhjeve pas kalimit të pandemisë. Pra, ajo e respektimit dhe jo e shkeljes së vullnetit qytetarë të shprehur me datë 6 tetor”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit Kurti.

Në këtë konferencë, morën pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, njëherësh lider i partisë Syriza.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat