Driton Selmanaj godet ashpër Kurtin, thotë se vendit i shkaktoi dëme të mëdha

Aktuale

Driton Selmanaj godet ashpër Kurtin, thotë se vendit i shkaktoi dëme të mëdha

Më: 7 maj 2020 Në ora: 21:06
Driton Selmanaj

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës në emisionin Debat Plus ka folur rreth situatës aktuale politike.

Ai duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Thaçit për formim të institucioneve, tha se qeveria e udhëhequr nga Kuri për 50 ditë i ka shkaktu dëm vendit sa 20 vitet e kaluara.

“Ka shkel marrëveshje, ka vu çështje në pikëpyetje që janë jetike për Kosovën.

Dëmet që i ka shkaktu për 50 ditë kam përshtypje as për 20 vite nuk janë bërë.

LDK e kemi përshëndet që jemi në pritje të Kushtetutës, vendimet e Gjykatës janë në formë të prerë, por integriteti s’duhet të preket.

Por, Kurti ka një far kërcënimi publik ndaj Kushtetuesës. Unë mendoj që gjuha e tij është e papranueshme karshi këtij institucioni.

Unë shprehem i bindur që vendimi i Kushtetuesës do të jetë i drejtë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat