Personat e karantinuar në QS do të qëndrojnë vetëm 7 ditë

Aktuale

Personat e karantinuar në QS do të qëndrojnë vetëm 7 ditë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 11:53
Qendra Studentore në Prishtinë

Personat që do të karantinohen në Qendrën Studentore në Prishtinë, tani e tutje do të qëndrojnë vetëm 7 ditë.

Ndërsa do të lirohen për në shtëpi ku do të qëndrojnë 14 ditë në vetëizolim.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Personat qe rezultojnë negativ në Sars-COV -2 në ditën e shtate prej hyrje në karantine kur edhe testohen lëshohen në shtëpi për vetëizolim 14 ditor. Rastet që rezultojnë pozitivë por që nuk kanë shenja klinike të sëmundjes, dmth simptomatologji të lehtë, rekomandohen në izolim, kurse rastet pozitive por me shenja të sëmundjes dërgohen në spital për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoti.

Ndërsa edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konstatuar normalizim të rasteve me COVID-19 në Republikën e Kosovës dhe javën e fundit rënie të rasteve pozitive dhe qetësim të vatrave epidemike.

Prandaj, ka rekomanduar që:

• Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë t’i përmbahen strikt udhëzimeve, protokoleve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në karantinë;

• Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur dhe të bëhet testimi i tyre ditën e shtatë pas arritjes;

o Të gjithë personat SARS CoV-2 POZITIV, pa shenja klinike të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre (sipas OBSH dy teste radhazi negative së paku 24 orë e më së largu 48 orë) e nëse kanë shenja dhe simptoma të rënda klinike të hospitalizohen në Klinikën Infektive;

o Të gjithë personat SARS CoV-2 NEGATIV, rekomandohet të vetë-izolohen në shtëpi 14 ditë sipas udhëzimeve të IKSHPK;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat