Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë të shtrirë vetë m8 pacientë me COVID-19. Ndërsa 5 të shëruar do të lirohen për në shtëpi.
Tre nga 8 pacientët janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
Ky është njoftimi i plotë i QKUK-së:
Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.
Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.