Isa Mustafa: Ne si Lidhje Demokratike do ta respektojmë tërësisht vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Isa Mustafa: Ne si Lidhje Demokratike do ta respektojmë tërësisht vendimin e Kushtetueses

Më: 8 maj 2020 Në ora: 22:32
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Presidenti Hashim Thaçi, sot dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese komentet përkitazi me meritat e kërkesës së Vetëvendosjes për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit për kandidatin e LDK-së për kryeministër Avdullah Hotin.

Komentet në kushtetuese i ka dorëzuar edhe kryeministri Kurti, si dhe LDK-ja.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se do ta zbatojnë tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me përgjigjen që i ka dhënë komisioni i Venecias Kurtit, Mustafa deklaroi se e vlerëson lartë.

“Do të ishte e padrejtë që Komisioni i Venecias të ndërhyjë në këtë, tani që Kushtetuesja po merret me këtë lëndë. Unë kam besim të plotë në Gjykatën Kushtetuese që të dalë me një vendim të drejtë. Ne si Lidhje Demokratike do ta respektojmë tërësisht vendimin e Kushtetueses. S’do të hynim në këtë proces po të mos ishim të bindur se procesi është kushtetues dhe epilogu është kushtetues, mirëpo mbetet që Gjykata ta thotë verdiktin e vetë i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë ne”, deklaroi ai.

Kurse për komentet që i kanë dorëzuar në Kushtetuese, Mustafa deklaroi se janë dhënë argumente të mjaftueshme që e arsyetojnë këtë proces në pikëpamje të kushtetueshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat