143 qytetarë kthehen nga SHBA-ja në Kosovë

Aktuale

143 qytetarë kthehen nga SHBA-ja në Kosovë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 15:15
Aeroporti i Prishtinës

143 qytetarë të Kosovës të ngujuar në SHBA janë kthyer sot në vendlindje.

Ambasada e Kosovës në Washington ka bërë të ditur se me ndihmën e institucioneve të Kosovës është realizuar fluturimi.

“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhet në njoftim.

“Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja. #RriNShpi  ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat