Zyrtari i VV-së ka disa fjalë për Arbënor Deharin, sot do të mbushte 35 vjet

Aktuale

Zyrtari i VV-së ka disa fjalë për Arbënor Deharin, sot do të mbushte 35 vjet

Më: 9 maj 2020 Në ora: 15:41
Arbënor Dehari

"Postimet e aktivistëve po sjellin ndërmend Arbënor Deharin i cili sot do të kishte mbushur 35 vjet. Ai djalë i ri, i mbrujtur me ideale të patriotizmit e të së majtës qysh prej vogëlisë së tij, si bir aktivistësh të përndjekur nga pushtuesi e nga kolaboracionistët, por kurrë të thyer, thotë Arbër Zaimi, anëtar i LVV-së.

Ai tregon se me Arbënorin shpesh diskutonin për tekste filozofike, dhe në 2012, kur po përktheja “Mbi konceptin e historisë”, të Benjamin-it, në kafen poshtë zyrës bisedonim mbrëmjeve për kuptimet e mundshme të koncepteve të atij autori mbi kohën, frymëzuar prej misticizmit.

"Ishte një prej njerëzve që më vjen mirë që e kam njohur, prej aktivistëve më të pjekur dhe shok i afërt me të cilin na përputheshin shumë interesa e pikëpamje, si edhe sensi i humorit", tha Zaimi.

Ai shtoi se tash që mendohet dhe gjen kujtime brenda vetes, kuptoj se Arbënori edhe pse jetoi shkurt, jetoi (për ta thënë në terma benjaminianë) në kohë të gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat