Qeveria në detyrë merr vendim për përdorimin e veturave zyrtare

Aktuale

Qeveria në detyrë merr vendim për përdorimin e veturave zyrtare

Më: 12 maj 2020 Në ora: 23:32
Foto Ilustrim

Qeveria në detyrë gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim që veturat e Qeverisë së Kosovës të jenë në dispozicion 24 orë vetëm për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, Shefin e Stafit të Kryeministrit dhe Sekretarin e Përgjithshëm të ZMK-së.

Sipas këtij vendimi, zyrtarët e tjerë do t’i përdorin veturat vetëm gjatë orarit të punës.

Po ashtu me këtë vendim janë shfuqizuar të gjitha vendimet për aprovim të veçantë të veturave për 24 orë, përjashtim bën pika 2 e këtij vendimi ku parashihet në kushte të veçanta të ketë arsyetim që të përdoren veturat jashtë orarit të punës.

Janë shfuqizuar edhe vendimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike për pajisje me targa civile të institucioneve, përveç atyre zyrtare. 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat