Deputetja e PDK-së: Kemi 100 argumente për dështimet e Qeverisë Kurti

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Kemi 100 argumente për dështimet e Qeverisë Kurti

Më: 12 maj 2020 Në ora: 23:59
Albin Kurti

Qeveria Kurti e cila që u votua më 3 shkurt 2020, pati vetëm 53 ditë jetëgjatësi për shkak të rrëzimit të saj në Kuvendin pas mocionit të iniciuar nga partneri i saj qeverisës LDK.

Qeveria Kurti që tashmë funksionon si qeveri në detyrë arriti që të mbërrijë 100 ditëshin e qeverisjes.

Eliza Hoxha nga PDK-ja ka thënë që përkundër që u cilësua si ‘Qeveri e shpresës’, sipas saj nuk doli të jetë kështu.

Ajo ka theksuar se kjo qeveri gjatë kësaj kohe ka pasë 100 dështime që ia vlen për t’u theksuar.

“Disa prej tyre ia vlejnë që t’i ritheksojmë pas rënies së qeverisë Kurti. Ka pasë kritika karshi opozitës pse s’i kemi lënë të punojmë këto 100 ditë. Thjesht kryeministri Kurti, ka krijuar klimë të tillë brenda koalicionit qeverisës; klimë jo bashkëpunuese, ofenduese dhe në mungesë diskutimit dhe dialogimit kanë rezultuar me shkarkime pa marrëveshje mes partnerëve qeverisës”.

“Jo veq ne si parti po edhe qytetarët e kanë pritur si ‘Qeveri të Shpresës’ pasi si e tillë është proklamuar. Votuesi është ushqyer me idenë që këto dy parti (LDK dhe VV) do të bëjnë koalicion nëse do të jenë fituese të zgjedhjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat