Ministrja Bajrami shkarkon 3 anëtarë të Këshillit të UP-së

Aktuale

Ministrja Bajrami shkarkon 3 anëtarë të Këshillit të UP-së

Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:48
Hykmete Bajrami

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka shkarkuar tre anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Ujkan Bajra, Drita Shoshi dhe Fadil Osmani janë shkarkuar nga Këshillit Drejtues i UP’së.

Shkarkimet i ka konfirmuar, Ermal Lubishtani, këshilltar i ministres Bajrami.

Ministrja në detyrë i ka zëvendësuar tre anëtarët me Fisnik Reçiçën, Muharrem Bajramin dhe Mentor Gecin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat