Kur do ta fitojë Kosova liberalizimin e vizave? Ja si ishte përgjigjur ministri suedez 10 vite më parë

Aktuale

Kur do ta fitojë Kosova liberalizimin e vizave? Ja si ishte përgjigjur ministri suedez 10 vite më parë

Nga: A.Zh Më: 14 maj 2020 Në ora: 19:30
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë Carl Bildt

Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, ka rikujtuar pyetjet e drejtuar ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Suedisë Carl Bildt, 10 vite më parë.

Murseli e kishte pyetur Bildt se kur do ta fitonte Kosova liberalizimin e vizave.

Bildt kishte deklaruar se kjo çështje do të merrte kohë, por kishte treguar se po punon intensivisht për ta ndihmuar Kosovën të vendoste sistemin juridik dhe strukturën e nevojshme, përcjell Bota sot.

Ish-ministri suedez kishte thënë se do të takohej të nesërmen me presidentin e atëhershëm të Kosovës Fatmir Sejdiun, dhe ndoshta do të bisedonte për këtë pyetje.

Postimi i Murselit në Facebook:

Pyetja ime drejtuar Carl Bildt 10 vjet dhe 3 muaj më parë. Në kohën kur ai ishte Ministër i Punëve të Jashtëm të Suedisë

NM: I dashur Ministër i Jashtëm! Kur do të marrë pjesë Kosova në Liberalizimin e vizave? Faleminderit!

CB: Një pyetje e mirë ... Unë mendoj se do të zgjasë edhe një kohë, por ne po punojmë intensivisht për ta ndihmuar Kosovën të vendosë sistemin juridik dhe strukturën e nevojshme. Do të takohem me Presidentin e Kosovës nesër, dhe ndoshta pyetja do të diskutohet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat