Kurti e fton Thaçin: Le ulësen e presidentit, e të takohemi në zgjedhje

Aktuale

Kurti e fton Thaçin: Le ulësen e presidentit, e të takohemi në zgjedhje

Më: 15 maj 2020 Në ora: 17:59
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur idhnak dhe të frustruar presidentin, Hashim Thaçi. Kurti duke komentuar akuzat e sotme të Thacit i ka bërë thirrje atij të jap dorëheqje nga pozita e tij dhe të garojë në zgjedhje, pasi sipas tij ai po sillet si të ishte në një fushatë zgjedhore.

I pari i qeverisë në detyrë gjatë së premtes në një konferencë për media tha se presidenti Thaçi duhet të respektojë Gjykatën Kushtetuese dhe jo të shkruaj atë.

Kurti: Fatkeqësisht kemi një president idhnak

“Fatkeqësisht kemi një president idhnak për plotë vererë i cili ministrit të Shëndetësisë dëshiron të i bëhet mjek. Ministrit të Punëve të Jashtme të i bëhet ministër. Mua si kryeministër në detyrë të më bëhet mbret. Ndërkaq prokurorëve të iu bëhet gjykatës. Kam përshtypjen se ai ka hyrë në një udhë që shpreson se do t’i dhimbset popullit. Por kjo gjë varet nga populli”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha se institucionet e Kosovës nuk janë të bllokuara, por një karrige, e cila sipas tij është e presidentit të Kosovës.

Kurti: Presidenti i Kosovës nuk është i kënaqur me ulësen e tij, prandaj bënë mirë që të lirojë atë

“Presidenti i Kosovës nuk është i kënaqur me ulësen e tij. Prandaj bënë mirë që të lirojë atë, të lëshojë ulësen dhe të vij në fushatë zgjedhore. Më pastaj aty të shikojë për vizionin që do të jap dhe votat që do të marrë. Qartazi ai dëshiron të jetë më shumë se president, për këtë i duhet dikush që është më pak se kryeministër. Por tek unë nuk mund të gjejë këtë... kemi një president të frustruar i cili si i tillë po bëhet gati për fushatën zgjedhore. Unë mendoj që më së miri, më së drejti më së sinqerti nuk mund të jetë sesa të dorëheqjet dhe të vijë në fushatë. Sepse ashtu po sillet, sepse ashtu po flet. Institucionet nuk janë të bllokuara, kemi një karrige të bllokuar prej dikujt që nuk është në nivelin e detyrës. Rrjedhimisht është jashtë detyrës”, tha ai.

Kurti u shpreh i bindur që Gjykata Kushtetuese nuk do të lejojë, siç tha dekretet e presidentit të jenë autor të shkrimit të Kushtetutës.

Kurti: Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese lejon që dekretet e presidentit të jenë autor të shkrimit të kushtetutës

“Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese lejon që dekretet e presidentit të jenë autor të shkrimit të kushtetutës. Presidenti duhet të respektojë kushtetutën nuk mund të shkruaj atë. Ndërkaq Gjykata Kushtetuese e interpreton atë”, tha ai.

Image
Albin Kurti dhe Arben Vitia

I pyetur për mundësitë e hapjes graduale të kufirit me Shqipërinë, Kurti tha se posa të krijohen kushtet do të bëjnë një veprim të tillë.

Kurti: Jemi të interesuar që posa të krijohen kushtet të bëjmë këtë hapjen e kufirit

“Ne jemi të interesuar që posa të krijohen kushtet të bëjmë këtë hapjen e kufirit. Veçse të dini që vendimet, masat nuk janë politike. Nuk janë as demokratike sa janë shkencore. Bazohen në rekomandimet e IKShPS-së. Unë jam kryeministër në detyrë, nuk kam dilema për këtë gjë, kush ka dilema duhet të pyeten ata”, tha ai.

Kurti-Ramës: Unë jam kryeministër në detyrë, vendimi për kufirin nuk do të jetë politik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media, tha se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencor, e jo politik.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nuk e di me kë të bisedojë në Kosovë për të filluar hapjen graduale të kufirit, shefi i ekzekutivit tha se ai është kryeministër në detyrë, dhe nuk ka dilema për këtë se kush e përfaqëson Kosovën.

Kurti e fton Thaçin: Le ulësen e presidentit, e të takohemi në zgjedhje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për sa i përket formimit të institucioneve.

Kurti me këtë rast i bëri ftesë Thaçit që ta lë karrigën e presidentit dhe të ballafaqohen në zgjedhje.

“Institucionet nuk janë të bllokuara. Unë jam kryeministër në detyrë dhe kemi një qeveri kujdestare që po punon tërë ditën për qytetarët. Po e theksoj serish që presidenti nuk është i kënaqur me ulësen e tij. Është mirë ta lëshoj atë dhe të vij në zgjedhje dhe të shoh për votat që do t’i marrë”, ka thënë ai.

Tutje, Kurti, tha se zgjedhjet e 6 tetorit e kanë dëshmuar më së miri se kujt i beson populli.

***

Më 18 maj do të fillojë faza e dytë e largimit të masave restriktive në Kosovë.

Kështu bëri të ditur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media.

Përkundër rritjes së rasteve të javës së fundit me Covid 19, shefi i ekzekutivit, tha se kanë marrë rekomandimin pozitivë të IKShP-së.

Ai tha se kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë për qytetarët, por me lehtësime tjera.

Derisa i renditi të gjitha bizneset që do të rifillojnë punën.

“Flokëtarët, sallonet e ondulimit, gastronomia, merr me veti dhe disa biznese tjera”, tha ai.

***

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur presidentit Thaçi, pasi ky i fundit gjatë ditës akuzoi qeverinë për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani në karantinë.

"Ne kemi një president idhnak dhe plotë vrerë, i cili mua dëshiron të më bëhet mbret, e ministrit Vitia t'i bëhet mjek".

***

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajnë konferencë për medie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat