Juristi: Ja pse Thaçi mund të dënohet me deri në 2 vjet burg për këtë vepër penale

Aktuale

Juristi: Ja pse Thaçi mund të dënohet me deri në 2 vjet burg për këtë vepër penale

Nga: A.Zh Më: 15 maj 2020 Në ora: 22:15
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sot në një konferencë për media, ka thënë se nuk i respekton vendimet e organeve kompetente për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Por, kjo sipas juristit të Lëvizjes Vetëvendosje Getoar Mjeku, paraqet vepër penale. Ai në një postim në Facebook, ka thënë se me këtë deklaratë, Thaçi ka pranuar se ka kryer veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

E kryesi i kësaj vepre mund të ndëshkohet me deri 2 vjet burg, sipas nenit 250 të Kodit penal të Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Mjekut në Facebook:

Presidenti jopopullor Hashim Thaçi tha sot se nuk respekton vendimet e organeve kompetente për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Me këtë deklaratë, z. Thaçi pranoi se ka kry veprën penale mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Kryesi i kësaj vepre ndëshkohet me deri 2 vjet burg, sipas nenit 250 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat