Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë se personat përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit janë Aleksandar Rakoçeviç nga Peja, i cili ishte drejtori i burgut në Dubravë dhe Branko Komatina nga Dobrusha në Pejë, që ishte shef i rojeve në Dubravë atë kohë, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vendimin për lirimin e Ukshin Hotit e ka nënshkruar Aleksandar Rakoçeviç.
Zyberaj thotë se është interesant se Hoti u lirua të dilenë, gjë që nuk ndodhë në praktiakt e burgjeve dhe se Rakoçeviç e dërgoi Ukshin Hotin deri të dera e një makine 101 në të cilën gjendeshin dy punonjës të SDB të Pejës.
Ai ka shkruar se ata e dërguan Ukshin Hotin në një drejtim të panjohur, ndërsa sot Rakoçeviç dhe Komatina janë ende sot zyrtarë të burgut në Serbi.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Një nga krimet më të rënda të kryera në Kosovë është masakra e burgut të Dubraves ku shqiptarët u masakruan nga policia, ushtria dhe bandat e kontrolluara nga serbët. Një nga ata që i zhdukur është edhe profesor Ukshin Hoti.
Këtu janë vetem dy nga personat përgjegjës për
Dihen emrat e personave që kanë të bëjnë me të zhdukjen e Ukshin Hotit.
Aleksandar Rakoçeviç nga Peja ishte drejtori i burgut në Dubravë ndersa Branko Komatina nga Dobrusha në Pejë, ishte shef i rojeve në Dubravë atë kohë. Vendimi për lirimin e Ukshin Hotit u nënshkrua nga Aleksandar Rakoçeviç.
Është interesante që Ukshin Hoti u lirua në të dielën, fundjavë, gjë që nuk ndodh në praktikat e burgjevë.
Rakoçeviç e dërgoi Ukshin Hotin deri të dera e një makine 101 në të cilën gjendeshin dy punonjës të SDB të Pejës.
Ata e dërguan Ukshin Hotin në një drejtim të panjohur….Rakoçeviç dhe Komatina janë ende sot zyrtarë të burgut në Serbi.