Kadri Veseli e nisi vikendin duke luajtur futboll me djalin e tij - Bota Sot
Kadri Veseli e nisi vikendin duke luajtur futboll me djalin e tij

Aktuale

Kadri Veseli e nisi vikendin duke luajtur futboll me djalin e tij

Më: 16 maj 2020 Në ora: 15:10
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka shfrytëzuar këtë vikend për të ushtruar futboll me djalin e tij Yllorin i cili deri në kohën e pandemisë ka stërvitur me grupmoshat e vogla në ekilin e Prishtinës.

Derisa ka treguar se me djalin e tij ka ushtruar pak në një fushë futbolli të improvizuar në Matiqan, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se futbollistët dhe futbolli i Kosovës gjatë okupimit ishte zhvilluar në kushte shumë të vështira por sot lojëtarët e Kosovës luajnë në ekipet dhe stadiumet më prestigjioze të botës.

Ai u shpreh optimist se shumë shpejt të kenë mundësi liga e Kosovës dhe gjitha të tjerat të rifillojnë.

Postimi i plotë i Veselit:

“Dola për të luajtur futboll me djalin tim Yllorin në fushën e Matiqanit. I tregova se gjatë kohës së okupimit, ndeshjet e futbollit dhe kampionatet e Kosovës, janë zhvilluar në fusha të improvizuara si kjo e Matiqanit apo ajo e Llukarit. Kjo fushë e thjeshtë është gjithashtu dëshmi e potencialit të madh të sportistëve kosovarë të cilët e kanë nisur në kushte minimale, dhe sot luajnë në ekipet dhe stadiumet më prestigjioze të botës.

Ne, duhet të shprehim mirënjohje për të gjithë ata që me kontributin e përpjekjet e tyre, kanë mundësuar mbajtjen gjallë të jetës sportive. Sot, institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes të veçantë për sportistët, ekipet dhe infrastrukturën sportive që janë prekur shumë gjatë pandemisë.

Po ashtu, shpresoj të merren sa më shpejt masat e nevojshme për të siguruar kushtet e duhura që të rifillojnë ndeshjet e kampionatit të Kosovës në përputhje me kërkesat dhe afatet e vendosura prej UEFA-s”, ka shkruar Veseli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat