​Kurti: Mocioni nuk e ka rrëzuar qeverinë, por ja kë ka rrëzuar

Aktuale

​Kurti: Mocioni nuk e ka rrëzuar qeverinë, por ja kë ka rrëzuar

Më: 16 maj 2020 Në ora: 21:48
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nuk e ka rrëzuar qeverinë, pasi qeveria është aty dhe po punon, por më shumë i ka rrëzuar ata që nuk janë aty.

Kurti në T7, ka thënë se kur kundërshtarët e mi më akuzojnë për anti-amerikanizëm, duan t’i frikësojnë qytetarët sepse vetëm këtë mund të bëjnë por kjo është vonë kjo për t’ia shitur qytetarët.

Kurti duke numëruar sukseset në 50 ditë qeverisje, ka thënë se është formimi i grupit të ekspertëve për Vetingun, menaxhimi i Covid-19, ndërprerja e gjakderdhjes financiare, pakoja emergjente financiare, ndërrimet e 9 bordeve të ndërmarrjeve publike dhe zvogëlimi i stafit e pagave.

“Sulmet i kemi pas të papara, na sulmonin nga 4 anët. Mocioni nuk e ka rrëzuar qeverinë, qeveria aty është dhe po punon, më shumë i ka rrëzuar ata që nuk janë aty“, tha ai.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e bën më mirë qeverinë dhe opozitën, pas tash po shihet një opozitë e dështuar që bën bërtitje kund VV-së por pa kritikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat