Vjosa Osmani tha se edhe zogjtë e dinë për raportet e mira me Albin Kurtin, vjen reagimi i ashpër nga veprimtari i hershëm i LDK-së

Aktuale

Vjosa Osmani tha se edhe zogjtë e dinë për raportet e mira me Albin Kurtin, vjen reagimi i ashpër nga veprimtari i hershëm i LDK-së

Nga: N. H Më: 18 maj 2020 Në ora: 21:22
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Nder tjerash, zonja Osmani është pyetur edhe për raportet ndërinstitucionale. Ajo ka thënë se ka raporte të mira me institucionet tjera, por jo edhe me presidentin Hashim Thaçi.

“Unë nuk pajtohem me mënyrë se si presidenti e bën politikën, në anën tjetër kemi shumë të përbashkëta sa i përket politikës dhe bashkëpunimit me kryeministrin Kurti”, ka thënë Osmani.

Për të treguar afërsinë më Kurtin, Osmani ka përdorur edhe një shprehje interesante. “Edhe zogjtë e dinë që unë kam më shumë bashkëpunim dhe pajtim me Kurtin”, ka thënë ajo.

E pas kësaj deklarate, ka reaguar ashpër veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj.

Ai përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka thënë se Vjosa Osmani sot e kurorëzoi martesën politike me VV-në e Albin Kurtit.

Sipas tij, deklarata e sotme nga Osmani është një bombë pro Albin Kurtit.

Ja shkrimi i tij:

I gjenë mushka drutë !

"Rogovistja", Vjosa Osmani :

"Edhe zogjët e malit e dijnë që kam raporte të mira me Kurtin"

Vjosa !

Ne dinim, por nga tani, le t'a dijnë dhe mësojnë edhe skeptiket dhe të tjeret "Rugovist", që punuan me hile dhe prapa shpinës së LDK-së, dhe fshiheshin pas emrit dhe figures suaj shpirt-shitur dhe hileqare, të cilët i nxore "cullak" n'dritë të Diellit !

Vjosa Osmani, kurorëzoj martesën politike me VV-në e Albin Kurtit, pas deklarates zingjirore që pason veprimet, qendrimet, vendimet dhe sjelljet e ri-cikluara kundër LDK-së së Ibrahim Rugoves, dhe pro LVV-së fashiste të Albin Kurtit, pinjpllit të Rexhep Qosjes, alias ; ant-Rugovistit dhe anti-LDK-istit të egër e të përbetuar në mbi tri dekada !

- Vota e saj kundër LDK-së në Parlamentin e Kosovës dhe pro VV-së në rastin e Mocionit të Mosbesimit të Qeverisë Kurti,

- Prononcimet publike për koalicionin qeverisës ; n'mbështetje të LVV-së dhe kundër LDK-së,

- Letra drejtuar Gjykates Kushtetuse n'cilësinë e Kryeparlamentares, e cila është në t'njejtat valë dhe frekuenca poltike me kundershtarin politik, alias me VV-në dhe kunder LDK-së, pra kundër shtepisë së vetë...!

Deklarata e sotme - bombë pro Albin Kurtit !

E xhveshë cullak poltikisht, dha tanimë s'i le më vend as imagjinates.

Definitivisht, zonja Osmani është n'shtratin politik të Albin Kurtit, dhe ka braktisë shtepinë që i dha emër e nder, pra LDK-në e Ibrahim Rugoves.

Vjosa Osmani, tradhëtoj slloganin "BESO" të LDK-së dhe i'u bashkua deri n'mishërim & gjakim Levizjes anarkiste ; anti-LDK, anti-Rugova, dhe kundër projektit nacional të shqiptarëve dhe Presidentit historik Rugova, Kosova shtet sovran dhe demokratik.

Vjosa Osmani, po e mbronë "LDK-në dhe Rugovizmin", nga LDK-ja dhe Rugovizmi, absurd i llojit ; sui-generis !

Ajo, iku nga "Regjimi i vjetër", siq e quan LDK-në e Ibrahim Rugoves, shefi i saj dhe i LVV-së, "filozofi" dhe diktatori i ri, Albin Kurti dhe i'u është bashkangjitë botërisht "Brigadave të Kuqe" !

Nga sot, Vjosa Osmani dhe LDK-ja, i ndajnë rruget, derisa ndjekësit e saj ; gjithandej : të zhurmshëm dhe t'zëshëm deri me tani, duhet të zgjedhin :

T'a pasojnë Vjosën n'LVV dhe t'i bashkohen "krushqisë" së "Brigadave të Kuqe", apo definitivisht, t'a braktisin atë (Vjosa Osmanin), duke e lënë t'vetmuar n'rrugëtimin e saj si shpirt-shitur.

Zaten, Ju "LDK-ist, Rugovist", kudo dhe ngado që jeni ; edhe me Vjosën edhe n'LDK, nuk mund të thirreni më.

Maskat ranë...!

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat