Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 19 maj 2020 Në ora: 06:18
Arkiv

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë  e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, ora 9:00)

- Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raportojnë para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave)   

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të diskutohet lidhur me ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milion euro nga ana e Qeverisë së Kosovës për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave)   

- Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojnë Qumështoren Sharri. (Objekti i Qumështores Sharri në Zonën industriale në Prizren, ora 10:15)

- Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojnë kompaninë Proton Cable. (Objekti i kompanisë Proton Cable në Zonën industriale në Prizren, ora 10:50)

- Drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave) 

- Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës organizon konferencën për media lidhur me shkeljet kushtetuese që po i bënë Kuvendi për shkak të mos emrimit të antarve të KPMSHCK dhe ndarjen e pagës shtesë në shërbimin publik me rastin e pandemisë covid 19. (Zyret e SSHCK-ës, prapa objektit të ish Gërmisë, kontejneri nr.1, afër qeverisë, ora 11:00) 

- Organizatat studentore Skopi Studentor, SKV dhe USPE kanë paralajmëruar protestë lidhur me kundërshtimin e emërimeve në Këshillin Drejtues të UP-së nga ana e Ministres Hykmete Bajrami, të punonjësve nga kolegjet private. (Para Ministrisë së Arsimit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton shkresën e Kryetarës së Kuvendit nr.DO-152 datë 12.5.2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, N303, 13:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave) 

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me drejtorin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiu dhe me drejtorin e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, C203, ora 15:00 - për shkak të situatës pandemike mbledhja mbahet pa prezencën e mediave) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat