Sahin: Në Kosovë ka mungesë të infrastrukturës për personat me nevoja të veçanta

Aktuale

Sahin: Në Kosovë ka mungesë të infrastrukturës për personat me nevoja të veçanta

Më: 20 maj 2020 Në ora: 23:13
Murat Sahin

Drejtori i UNICEF-it , Murat Sahin, ka thënë se në Kosovë duhet të bëhen më shumë kushte për personat me aftësi të kufizuara.

Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka treguar edhe për simbolikën e 120 karrocave të personave me aftësi të kufizuara që janë vendosur më sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“120 karrocat janë për 120 anëtarët e Kuvendit të Kosovës, ku secili duhet të vendos dorën e tyre në zemër, është shumë e vështirë të qëndrojnë në shtëpi në karantinë”.

“Mund të riimagjinoni një botë që është e qasshme për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara”.

Për kaq kohë qëndrimi në Kosovë, Murat Sahin mori shembull sfidat nëpër të cilat kalon një i ri me aftësi të kufizuara.

“Kam qenë në Kosovë për 16 apo 17 muaj, Rijadi vjen në punë, unë çdo mëngjes e shoh dhe mendoj si mund të ndihmojë atë, dhe si mund të bëjë një botë më të qasshme për të”.

“Rijadi është një shembull shumë i mirë, dhe dua të shohë 120 anëtarët e Kuvendit, të shohin dhe të mendojnë si mund të bëjnë gjëra më të mira për Rijadin, që është me aftësi të kufizuara”.

“Mund ta ndihmojnë Rijadin , të jetë i lirë të ketë qasje dhe të shërbejë për të ardhmen e Kosovës. Bota duhet të bëjë më shumë për këta njerëz, është një sfidë e njëjtë për gjithë botën që të kujdesën për një fëmijë me aftësi të kufizuara”.

“Kosova nuk është ndryshe nga shteti që vijë unë nga Turqia, nga SHBA-ja dhe nga shumë vende të tjera të botës. Fëmijët me aftësi të kufizuara janë të ndjeshëm për familjet për të afërmit, institucionet duhet të bëjnë më shumë”.

Sahin deklaroi se në Kosovë personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje shumë në hapësirat publike.

Si të tillë kjo kategori ballafaqohet me probleme edhe gjatë vijimit të mësimeve në shkolla.

“Në shkollat e Kosovës, personat me aftësi të kufizuara ndjekin mësimin për 2 orë, këta fëmijë nuk ulen me fëmijët të tjerë”.

“Duhet të bëjmë çdo gjë të qasshme për personat me nevoja të veçanta.

”Në Kosovë ata duhet të kenë qasje në taksi, në banjo të restoranteve, në ndërtesa pasi nuk ka hapësira të veçanta që u ofrojnë shërbimet atyre”, ka thënë Sahin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat