Thaçi paralajmëron dorëheqje nga posti i presidentit, nëse ndodhë ky veprim!

Aktuale

Thaçi paralajmëron dorëheqje nga posti i presidentit, nëse ndodhë ky veprim!

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:15
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka përjashtuar dorëheqjen në rast se Gjykata Kushtetuese e shpall antikushtetues vendimin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit.

Në një intervistë të tij në Rubikon, Thaçi ka thënë se nuk e di cfarë vendimi do të marr Gjykata Kushtetuese, mirëpo ai u shpreh se nëse ai do të jetë kundër vendimit të tij, ai është i gatshëm të tërhiqet nga pozita e presidentit.

Thaçi shtoi se nëse për të mirën e demokracisë është mirë që ai të jep dorëheqje nga posti i presidentit, atëherë do ta bëjë këtë, mirëpo u shpreh se është mirë që të pritet vendimi përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë nuk mund të flas tani për tani për vendimin për shkak se duhet të presim se cfarë vendimi do të mirret nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, nëse dekreti im shpallet si antiskushtetues, për hir të situatën dhe demokracisë, edhe mund ta jap dorëheqje. Por, e rëndësishme është që të pritet ai vendim dhe cfarëdo që të jetë të respektohet nga ana e të gjitha partive politike”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat