Bordi i KEK-ut shkarkoi sekretarin në ditën që kishte përvjetorin e vrasjes babai i tij - Bota Sot
Bordi i KEK-ut shkarkoi sekretarin në ditën që kishte përvjetorin e vrasjes babai i tij

Aktuale

Bordi i KEK-ut shkarkoi sekretarin në ditën që kishte përvjetorin e vrasjes babai i tij

Më: 22 maj 2020 Në ora: 22:33
Lulzim Zeqiri

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve i KEK-ut në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra e pozitës së sekretarit të ndërmarrjes Lulzim Zeqiri, ku menjëherë i është gjetur zëvendësuesi.

Ndërsa, 21 më parë, në vitin 199, u vra babai i Zeqirit, në njërën prej masakrave më të mëdha në Kosovë, në Vushtrri.

Zeqiri përmes një statusi në Facebook, e ka kujtuar babain e ndjerë, i cili ka shkruar se këtë ditë e kujton me pikëllim.

Tutje, ai thotë se ishte pjesë e kësaj masakre nga forcat paramilitare serbe.

“Unë po ashtu isha pjesë e kësaj masakre nga forcat paramilitare serbe por, Zoti deshi dhe unë sot jam gjallë dhe i vetmi i mbijetuar i kësaj ngjarje tragjike”, shkruan Zeqiri.

Postimi i plotë:

Sot 21vjet më parë me 22 Maj, të vitit 1999 në mëngjesin e hershëm në qytetin e Vushtrrisë ndodhi njëra ndër masakrat më të mëdha në Kosovë. Aty u vranë dhe masakruan 74 qytetarë, u dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi dhjet mijë qytetarë dhe u burgosen me qindra të tjerë.

Unë, sot e kujtojë me pikëllim këtë ditë, pasi që në mesin e këtyre dëshmorëve dhe martirëve, bëjnë pjesë edhe babai im dhe kusheriri ynë Arsimi.

Unë po ashtu isha pjesë e kësaj masakre nga forcat paramilitare serbe por, Zoti deshi dhe unë sot jam gjallë dhe i vetmi i mbijetuar i kësaj ngjarje tragjike.

Sot, jemi të lirë dhe të pavaruar dhe Kosova qëndron mbi një themel të fortë, mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të saj. Ndërsa ne kemi për obligim dhe përgjegjësi, që si Institucione dhe qytetar, të duam më shumë vendin dhe të punojmë që vendi ynë dhe qytetarët e sajë të kenë të ardhme të sigurtë.

Lavdi të gjithë të rënëve që dhanë jetën për këtë tokë të shenjt.

L.Z

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat