Hamiti për letrën franko-gjermane rreth dialogut: A është fundi i mosfunksionimit të BE’së?

Aktuale

Hamiti për letrën franko-gjermane rreth dialogut: A është fundi i mosfunksionimit të BE’së?

Më: 23 maj 2020 Në ora: 16:00
Muhamet Hamiti

Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, profesori Muhamet Hamiti, ka komentuar letrën e përbashkët të Francës dhe Gjermanisë për dialogun dhe arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hamiti ka pyetur nëse kjo letër do të shënojë fundin e mosfunksionimit të BE’së, meqë tashmë Berlini dhe Parisi flasin më tepër për një ndërmjetësim më të fortë dhe vendosmëri politike .

“A është ky fundi i mosfunksionimit të BE-së? Ministrat e jashtëm francez dhe gjermanë flasin për “ndërmjetësim më të fortë dhe vendosmëri politike” sesa për rolin e lehtësimit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi për të zgjidhur kontestet pazgjidhura midis dy vendeve”, ka shkruar Hamiti.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës sot përmes një letre të përbashkët kanë shkruar për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, derisa kanë potencuar se nuk dëshirojnë një marrëveshje të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat