Pacolli krahas familjes uron festën: Pamundësia e faljes së Bajramit në xhami, i dhemb në zemër çdo besimtari

Aktuale

Pacolli krahas familjes uron festën: Pamundësia e faljes së Bajramit në xhami, i dhemb në zemër çdo besimtari

Më: 24 maj 2020 Në ora: 09:38
Behgjet Pacolli me familje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Ai thotë që pamundësia e faljes së Bajramit në xhami i dhemb në zemër cdo besimtari, teksa uron që kjo të jetë hera e fundit.

“Nga familja ime tek familjet tuaja, ju uroj festën e Fitër Bajramit. Të mos kemi sot mundësi të falim Bajramin në xhami vërtetë dhemb në zemër të çdo besimtari. Urojmë të jetë kjo hera e fundit, në kohë pandemie. Nga zemra ju uroj harmoni dhe lumturi për të gjithë ju!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat