Rektori Dema ua uron Festën e Fitër Bajramit - Bota Sot
Rektori Dema ua uron Festën e Fitër Bajramit

Aktuale

Rektori Dema ua uron Festën e Fitër Bajramit

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:18
Marjan Dema

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema uron të gjithë qytetarët e besimit islam.

Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij besimi, Dema uron studentët, organet drejtuese, stafin akademik dhe administrativ të UP-së.

Urimi i Rektorit Dema:

Të dashur studentë,
I nderuar staf i UP-së,
Qytetarë të besimit islam,

Ju uroj nga zemra, me fat Fitër Bajramin! Me lutjen që të u jetë pranuar agjërimi si sakrificë e përkushtim ndaj besimit tuaj, uroj që kjo festë të ju gjejë me shëndet dhe në harmoni!

Njëherësh, në këtë ditë të madhe, uroj që të gjithë ne të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë, për të kontribuuar edhe më tepër në të mirën e përbashkët.

Me lutjet me të mira për ju, ju lus shumë që të qëndroni në shtëpitë e juaja, e të kaloni këtë ditë festive me më të dashurit tuaj, duke ruajtur shëndetin e vetes dhe komunitetit.

Le të mbizotërojë toleranca, respekti, solidariteti dhe paqja gjithkund në mesin tuaj.

Gëzuar!
Prof. Dr. Marjan Dema
Rektor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat