Nga 13 marsi u kryen mbi 13 mijë testime për Covid-19, dje u shënua dita e parë pa asnjë rast pozitiv - Bota Sot
Nga 13 marsi u kryen mbi 13 mijë testime për Covid-19, dje u shënua dita e parë pa asnjë rast pozitiv

Aktuale

Nga 13 marsi u kryen mbi 13 mijë testime për Covid-19, dje u shënua dita e parë pa asnjë rast pozitiv

Më: 25 maj 2020 Në ora: 07:13
Ilustrim

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 13 mijë testime.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së diel nuk është shënuar asnjë rast pozitiv, ndërsa katër pacientë janë shëruar, duke e çuar në 789 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Komuna më e prekur nga koronavirusi mbetet Ferizaji me 134 raste të konfirmuara, pastaj Prizreni me 124 dhe Prishtina me 85 raste të konfirmuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat