Thaçi e quajti Kurtin uzurpues të zyrës së Kryeministrit, reagon nënkryetarja e VV-së

Aktuale

Thaçi e quajti Kurtin uzurpues të zyrës së Kryeministrit, reagon nënkryetarja e VV-së

Nga: G.B Më: 25 maj 2020 Në ora: 15:39
Albin Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit.

Pas kësaj ka reaguar nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, deri i ka thënë se e dimë se si ka ardhur në këtë karrige dhe që ashtu do të shkojë, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se tani është me rëndësi që të gjithë të kuptojnë se grabitja e pushtetit në kohë pandemie globale askujt nuk i bën nder dhe se vetëm sovrani kur të flet përsëri, vendin e vet do ta dijë secili kur të mbahen zgjedhjet.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Po quan uzurpues Njeriun që në dy palë zgjedhjet e fundit ishte politikani më i votuar!!!!!
Po quan uzurpues Kryetarin e subjektit më të votuar në dy palë zgjedhjet e fundit!!!!!
Po quan uzurpues Kryeministrin më kompetent, që po gëzon përkrahjen më të madhe qytetare si asnjë deri tani, e që po dëshmohet nga dita në ditë!!!!!
President, si erdhe TI në këtë karrige të gjithë e dimë. Por tani kjo është irrelevante, sepse ashtu edhe do të shkosh.
Tani është me rëndësi që të gjithë të kuptojnë se grabitja e pushtetit në kohë pandemie globale askujt nuk i bën nder.
Vetëm sovrani kur të flet përsëri, vendin e vet do ta dijë secili.
Vetëm #zgjedhjet janë #zgjidhja
#meKryeministrin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat